Real Madrid në dijeni të kontakteve të Zidanes me Juventusin

Futboll

Real Madrid në dijeni të kontakteve të Zidanes me Juventusin

Më: 1 prill 2021 Në ora: 16:56
Zinedine Zidane

Real Madrid është duke pritur të mësojë planet e trajnerit Zinedine Zidane për edicionin e ardhshëm.

Tekniku francez ka edhe një vit kontratë, por e ardhmja e tij te “Los Blancos” është në dyshime.

Sipas Okdiario, Zidane interesohet nga ish klubi Juventus, duke marrë parasysh se trajneri Andrea Pirlo është nën presion pas një edicioni jo të mirë.

Thuhet se Juventus ka informuar Zidanen se duan ta zëvendësojnë me Pirlon në qershorin e ardhshëm.

Ndërsa, bordi i Realit shpreson që Zidane të qëndrojë, por nuk do ta mbajë teknikun francez kundër dëshirës.

Vendimi përfundimtar i trajnerit do kuptohet në qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat