Tuchel zbulon prapaskenat e shkarkimit nga PSG: Gjithçka zgjati vetëm dy minuta…

Futboll

Tuchel zbulon prapaskenat e shkarkimit nga PSG: Gjithçka zgjati vetëm dy minuta…

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:36
Thomas Tuchel

Kanë kaluar katër muaj, që kur Thomas Tuchel u largua çuditërisht nga pankina e PSG. Trajneri gjerman, tani në drejtimin e Chelsea, ka dhënë një intervistë për “Sky Germany”, në të cilën ai zbuloi se si iu fiksua takimi në të cilin iu komunikua shkarkimi, duke siguruar se gjithçka zgjati vetëm dy minuta:

Ishte shumë e habitshme. Mbaj mend që ishte 22 dhjetor, ndjeva se do të ndodhte diçka që nga pasditja më parë. Kam pasur një bisedë me drejtorin sportiv (Leonardo) dhe më pas kam dëgjuar një lajm tjetër pak para ndeshjes kundër Strasburgut, të nesërmen. Ndjeva se mund të më pushonin nga puna, por nuk e besova. Ne mundëm Strasburgun 4-0.

Pas kësaj më kërkoi takim Leonardo, me të cilin patëm një bisedë që nuk zgjati më shumë se dy minuta, sepse as ai nuk kishte shumë gjëra për të më thënë.

Ne mblodhëm plaçkat personale nga Parisi dhe shkuam në shtëpi për të festuar Krishtlindjet. Në aspektin profesional kam pasur një Krishtlindje të ndyrë, por kam gjetur dhuratën më të mirë në pemën e Krishtlindjes me Chelsea”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat