Rasti i humbur dje nga Lacazette, shkakton nervoz të madhe

Futboll

Rasti i humbur dje nga Lacazette, shkakton nervoz të madhe

Më: 9 prill 2021 Në ora: 11:52
Rasti i humbur dje nga Lacazette, shkakton nervoz të madhe

Alexandre Lacazette dështoi të shënonte në një shans të artë ‘një kundër një’ me portierin, ndërsa Arsenali barazoi 1-1 me Slavia Pragën në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Ligës në “Emirates”.

Lacazette në mënyrë të shkëlqyeshme vodhi një top nga kundërshtari për t’u drejtuar drejt portës në minutën e 62-të.

Ai kishte kohë të mjaftueshme të shkonte drejt portës, ndërsa dy lojtarë të Slavia Pragën u përpoqën të ndalnin atë duke i vrapuar nga mbrapa.

Megjithatë, sulmuesi francez humbi një rast ideal i vetëm me portierin duke goditur shtyllën dhe kjo ka zhgënjyer tifozët e Arsenalit në mediat sociale.

“Në asnjë mënyrë Lacazette”, shkroi një fans I Arsenalit në Twitterit pas humbjes.

“Ai e bëri rrugën më të vështirë sesa duhej”, shkroi një tjetër.

“Si e humbe atë rast”, pyeti një tjetër përdorues.

Ndryshe, Nicolas Pepe shënoi në minutën e 86-të për 1-0, ndërsa çekët barazuan në minutat shtesë (94) për të siguruar një gol jetësor para ndeshjes kthyese që zhvillohet javën e ardhshm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat