Gashi: Selektori me tha, të larguan se po thonë e kam sharë federatën 

Futboll

Gashi: Selektori me tha, të larguan se po thonë e kam sharë federatën 

Nga: K.G. Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:33
Jeton Gashi, i pari ulur në të majtë

Ish futbollisti Jeton Gashi akuzon Federatën e Futbollit të Kosovës, që nuk po ftohet për veteranë.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka bërë të ditur se çfarë iu është thënë.

“Një sqarim pse me larguan nga përfaqësuesja e Kosovës për veteran, me ftuan në Gjakovë e bëna një paraqitje të mirë, lojën tjetër nuk u ftova kundër Shqipërisë.  

E thirra selektorin Ramdan Cimilin, e veta pse nuk jam i ftuar, këto fjalë mi tha: Lojën me Shqipërinë ke qenë në formacion por nuk varet prej meje, të larguan se po thonë e ke sha federatën edhe për mua je më i miri. 

Shkova te kryetari, fola me kryetarin e më bani lojën tjetër je aty ku ka mbet ky futbolli i Kosovës. Me njohtësi, xhelozi, tradhti, edhe zotëri selektor pasi nuk e bën formacionin çka po rrinë aty”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat