Shehi: Skuadrës i kisha kërkuar të luante ndryshe…

Futboll

Shehi: Skuadrës i kisha kërkuar të luante ndryshe…

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:31
Shehi: Skuadrës i kisha kërkuar të luante ndryshe…

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh se skuadra sot duhet ët kishte shfrytëzuar më mirë rastet që iu dhanë. Për “Gol pas Goli”, Shehi tha se  i kishte kërkuar skuadrës që të luante më shumë nga krahët dhe jo në qendër siç bënë sot.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Do ishim ët kënaqur me fitoren. Futbolli është i tillë, duhet ta pranojmë rezultatin dhe të përgatitemi për ndeshjet e tjera. Kemi tentuar të luajmë poshtë shpejt dhe vertikal, për të hapur zonat. Duhet të ishim më konkretë te rastet që na u dhanë, Mund të bënim më mirë, por është e vështirë ndaj një kundërshtari që rri i mbyllur në mbrojtje dhe nuk lë hapësira.

Lojtarët ndoshta ngarkohen më shumë, kur farohen me kreun apo kur përmendte titulli. Ndoshta ishim më të ngarkuar dhe nuk i shfrytëzuam rastet dhe të shënonim për fitoren.

Në disa momente e kemi zgjidhur keq, gjatë javës kemi punuar nga krahët. Duhet të bënim më mirë, sidomos nga krahët. Nuk donim të luanim në qendër. Kundërshtari atë ka lojë të fortë të marri topin dhe të niset në kundërsulm. Megjithatë kur minutat kalojnë dhe nuk shënon, atëherë gjithçka vështirësohet.

Zgjedhje të tjera? Filozofinë time nuk është të luajmë me krosime dhe me topa të gjatë. Për presionin jam dakord që në një klub objektivat janë madhorë. Por, edhe orari i ndeshjes, i karikon më shumë lojtarët.”, tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat