Tahir Batatina u përla me Qeqën, në procedurë disiplinore

Futboll

Tahir Batatina u përla me Qeqën, në procedurë disiplinore

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:02
Tahir Batatina u përla me Qeqën, në procedurë disiplinore

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, për shkak të gjuhës së papërshtatshme në drejtim të gazetares së sportit, Qeqa Krelani në emisionin “Sporti Total” në KTV.

“Gjate debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetares (analistes) së RTK-së, Qëndresa Krelani, e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i FC Llapi, Tahir Batatina. Date:16.04.2021 ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ky organ i FFK-së, ka marr edhe disa vendime dhe ka hapur procedurë disiplinore për disa klube.

Me nga 500 euro janë gjobitur trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi dhe presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka për akuza në drejtim të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat