Aktori i madh: Theva gishtin për t’i pritur penalltinë e Pelesë

Futboll

Aktori i madh: Theva gishtin për t’i pritur penalltinë e Pelesë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:16
Aktori i madh: Theva gishtin për t’i pritur penalltinë e Pelesë

Njëri ka fituar 3 Botërorë dhe konsiderohet ende sot futbollisti më i mirë i historisë. Tjetri ka bërë histori në kinematografi me role si Roki apo Rambo dhe është një prej aktorëve dhe regjisorëve më të dashur dhe njohur në botë.

Por, çfarë kanë të përbashkët Pele dhe Silvester Stalone? E thjesht, “Arrati për fitoren”. Filmi i Xhon Hjustonit në 1981, me pjesëmarrjen e kampionëve të tjerë si Bobi Mur, Osvaldo Ardiles dhe Kazimierz Deina, i vendosi në të njëjtën skuadër.

Aktori italo-amerikan interpretonte Heç, një kanadez që nuk di të luajë futboll, por do të marrë pjesë në ndeshje për të provuar që të arratiset. Ndërsa Pele ishte Luis Fernandez, ushtari i ushtrisë së Britanisë me një talent të lindur, shkruan panoramasport.

Asgjë më pranë realitetit, sepse Stalone tregon për BBC se sa bukur ishte ta shikoje të luante, qoftë edhe për efektin e kamerave, një kampion si Pele. Madje, nga ato xhirime, ai ka ende një kujtim goxha të dhimbshëm. “Ishte një prej momenteve më të vështira të jetës time, më masakroi. Kam ende një gisht të thyer sepse provova t’i pres një penalltie Pelesë. Ai veshi një palë këpucë të Luftës së Dytë Botërore, nga ato me thumba hekuri dhe topi ishte si një gjyle, dy herë më i rëndë sesa ata që përdorin sot”. Dhe kështu, Stalone zbuloi çfarë kanë provuar kundërshtarët e brazilianit.

Përpara xhirimeve, Pele ia kishte bërë fare të thjeshtë…

“Më kishte thënë se nga do të godiste dhe unë mendova: ‘Është futboll, gjë e thjeshtë, çfarë ka kaq të vështirë?’ Kështu që u afrua për të goditur një penallti dhe më tha vendin ekzaktësisht ku do ta dërgonte topin. Më vendosi atje, por topi më shpëtoi pa pasur mundësi të lëvizë. E dërgoi ekzaktësisht atje ku tha se do të godiste.

Dhe pastaj e përsëriti, me një forcë me të cilën topi shpoi rrjetën dhe theu një prej dritareve të kazermës në të cilën po xhironim filmin. Dhe unë mendova ‘po ky, po tallet me mua?’ Njoha një tjetër lloj respekti”. Atë respekt që të gjithë të apasionuarit e futbollit vazhdojnë ta kenë për “O Rey-n".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat