FSHF vjen me kursin “UEFA Football Doctor Education”

Futboll

FSHF vjen me kursin “UEFA Football Doctor Education”

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:22
FSHF vjen me kursin “UEFA Football Doctor Education”

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të organizojë kurse të ndryshme formimi, në shërbim dhe në të mirë të rritjes dhe zhvillimit të futbollit në vend. Bëhet fjalë për kurse me lektorë të njohur, që ndihmojnë në përmirësimin profesional të gjithë atyre që janë të angazhuar ose duan të angazhohen me klubet në nivel profesionist.

Për herë të parë, FSHF do të organizojë kursin “UEFA Football Doctor Education” që do të zgjasë tre ditë, nga datat 27-29 prill dhe që është i organizuar në një program që mbulon aspektet themelore të mjekësisë sportive të futbollit, duke ndjekur udhëzimet e kërkuara nga UEFA. Ky kurs do tw udhëhiqet nga Sektori i Mjekësisë Sportive në FSHF dhe është mjaft i dobishëm për doktorët sportivë dhe për fizioterapistët.

Në ditën e parë do të trajtohen çështje si parandalimi i aksidenteve, rehabilitimi prej aksidenteve, rregullat anti-doping e njohja e listës së barnave si edhe psikologji sportive.

Në ditën e dytë fokusi do të jetë te kontrolli mjekësor sportiv i lojtarëve të futbollit; shfaqja kardiologjike dhe prezantimet e patologjive kryesore të lojtarëve, parimet e përgatitjes fizike të lojtarëve në ekipin kombëtar dhe në klube si edhe mjetet e kontrollit të lodhjes dhe rikuperimit të lojtarëve.

Në ditën e fundit do të diskutohet rreth të ushqyerit sportiv dhe suplementet, traumat në kokë dhe tronditjet dhe parimet e ndihmës së parë.

Në përfundim të kursit, të gjithë pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen një testi vlerësimi dhe do të pajisen me certifikatë.

Kursi do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, Tiranë.

Gjatë muajit prill, do të nisin të zhvillohen edhe dy kurse të tjera, kursi i video-analistit, që do të zhvillohet në datat 19-24 prill dhe kursi i përgatitësit atletik, që do të nisë më 27 prill dhe do të zgjasë një muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat