Trajneri i njohur gjerman favorit për ta zëvendësuar Flickun

Futboll

Trajneri i njohur gjerman favorit për ta zëvendësuar Flickun

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:43
Trajneri i njohur gjerman favorit për ta zëvendësuar Flickun

Julian Nagelsmann raportohet se është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Bayern Munichit.

Gjatë ditës së djeshme, Hansi Flick njoftoi se ka kërkuar largimin nga posti i trajnerit te “Bavarezët”, pas përfundimit të sezonit.

“Kam folur me klubin këtë jave dhe jam i vendosur që kontrata ime të mbarojë në verë. Klubi e di vendimin tim, gjithashtu edhe lojtarët” – deklaroi Flick.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, shkruan se Nagelsmann është objektivi i gjigantit gjerman.

Nagelsmann momentalisht është trajner te skuadra tjetër gjermane, Leipzigu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat