Kimmich: Vështirë të gjejë më mirë se Bayernin, por dhe atje…

Futboll

Kimmich: Vështirë të gjejë më mirë se Bayernin, por dhe atje…

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:22
Kimmich: Vështirë të gjejë më mirë se Bayernin, por dhe atje…

David Alaba tashmë duket se i ka informuar shokët e tij të skuadrës te Bayern Munich se cili do të jetë fati i tij gjatë verës.

Rrjeti televiziv “Sky” ishte i pari që zbuloi të martën kontratën për 5 sezone me Real Madridin. Pra, palët kanë rënë dakord për gjithçka, diçka për të cilën, padyshim, lojtarët e kampionit të Bundesligës ishin të vetëdijshëm.

Sapo mundën Leverkusen 2-0 dhe vunë në “pjatë” titullin e nëntë radhazi, Joshua Kimmich u nda nga shokët dhe foli për të ardhmen e Alaba: “Ai ka fituar gjithçka këtu. Unë do të thoja se Real Madridi, pa dyshim, është një klub i denjë”. Me këtë shpjegim, futbollisti gjerman la të kuptohet se vendimi i dy herë kampionit të Europës ishte marrë tashmë.

Siç detajoi “Sky”, kontrata e Alaba me “Los Blancos” do të nënshkruhet gjatë javëve të ardhshme. Mbrojtësi austriak merr bekimet për fat nga bashkëlojtarët e Bayernit. “Nuk ka shumë hapa që mund të hidhen pas Bayern Munich, por Real Madridi nuk është aspak keq”, – përfundoi Kimmich, pjesë e një skuadre me austriakun që nga viti 2015.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat