Manchester City fiton Kupën, 8 mijë shikues në stadium

Futboll

Manchester City fiton Kupën, 8 mijë shikues në stadium

Nga: K.Goca Më: 25 prill 2021 Në ora: 19:20
Pamje nga ndeshja finale

Manchester City ka fituar Kupën Carabao (EFC Cup).

‘Qytetarët’ shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Tottenhamit, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Wembley”  në Londër.

Pas më shumë se një viti, sot në “Wembley” ka pasur më së shumti shikues, 8 mijë veta.

Ata panë një lojë shumë të mirë të dy skuadrave, por City ishte më kërkues dhe ia doli.

Futbollisti Aymeric Laporte vulosi fitoren në minutën e 82-të. 

Trajneri Pep Guardiola është i gëzuar për trofeun që fitoi dhe po ashtu e ka të siguruar edhe titullin e kampionit në Angli, tani vëmendjen e ka në Champions League, të cilët me 28 prill ndeshen në Paris me PSG-në, në kuadër të gjysmëfinales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat