Memelli: Nëse luajmë kështu, nuk rrëzohemi nga kategoria

Futboll

Memelli: Nëse luajmë kështu, nuk rrëzohemi nga kategoria

Më: 2 maj 2021 Në ora: 20:02
Memelli: Nëse luajmë kështu, nuk rrëzohemi nga kategoria

Migen Memelli, entuziast për suksesin ndaj Kastriotit, foli me superlativa për futbollistët e tij në lidhjen direkte me “Gol pas Goli”.

“Nga ajo që ka bërë Kastrioti në ndeshjet e fundit, kishim parashikuar që të krijonim një ngjeshje dhe minimizim të hapësirave, për të mos i dhënë fleksibilitet kundërshtarit. Kishim vështirësi në 20 minutat e para. Duke kaluar minutat, skuadra krijoi një besim. Pjesa e dytë foli e gjitha për ne. E vumë veten në vështirësi te penalltia e humbur, që mund të kishim siguruar gjithçka. Por goli i dytë na qetësoi.”

Rikthimi i Skënderbeut: “Skuadra ka punuar në planin fizik, teknik dhe taktik dhe çfarë është e rëndësishme në Shqipëri, në anën psikologjike. Lojtarët kanë komplimentet e mia, për atë që treguan sot.

Në javët e mbetura do të jetë gjithçka e mundur. Nëse luajmë kështu dhe vazhdojmë me këtë ritëm, nuk rrëzohemi nga kategoria. Mjafton që të bisedosh dhe ta bindësh lojtarin për atë që ka. Kam ardhur këtu në javën e 18-të. Me 3-4 përforcime Skënderbeu i sezonit tjetër do jetë për 3-4 vendet e para. Unë nuk e di çfarë do të ndodhë, mund edhe të mos jem trajner.”

Biseda me Jorgjin: “Jorgji është ndër më të mirët në Superiore. Unë e di si e mban ai një ndeshje, por kam përshtypje se ai u sinjalizua nga ndihmësit e tij. Mendoj se goditja me kokë e Çelës, ishte i kuq. Jorgji më tha për një rast tjetër: “Migen, ti je 60 metra, ndërsa unë 10, e pashë më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat