Shënon ​Mërgim Vojvoda, Torino dërgon Parmën në Serie B

Futboll

Shënon ​Mërgim Vojvoda, Torino dërgon Parmën në Serie B

Më: 3 maj 2021 Në ora: 22:58
Mërgim Vojvoda

Futbollistët e Torinos mposhtën Parmën sonte me rezultat 1:0, në ndeshjen e fundit të raundit 34 të Serie A.

Parma kështu ra zyrtarisht në Serie B, pasi ka 12 pikë më pak se Cagliari, i cili është i pari mbi vijë dhe ka një rezultat reciprok më të keq.

Torino ka shënuar pikë të rëndësishme dhe ka tre pikë më shumë se Benevento, i cili është i pari nën vijë.

Golin e fitores për Torino e shënoi futbollisti i kombëtares së Kosovës Mërgim Vojvoda në minutën e 63-të, pas asistimit të Christian Ansaldi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat