Gjiilani edhe zyrtarisht ndanë rrugët me dy lojtarë

Futboll

Gjiilani edhe zyrtarisht ndanë rrugët me dy lojtarë

Nga: K.G. Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:13
Gjiilani edhe zyrtarisht ndanë rrugët me dy lojtarë

Skuadra e futbollit Gjilani edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka ndarë rrugët me dy futbollistët e saj.

Gjilani aktualisht renditet në vend  të katërt me 48 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.

“Sport Club “Gjilani”, me anë të kësaj komunikate, njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Darko Nikaç dhe Ivan Fustar.

Mbyllja e bashkëpunimit 3 javë para mbylljes së kampionatit vie pasi që dyshja futbollistëve kishin pësuar dëmtime dhe pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se ata kishin mbyllur kampionatin dhe kësisoj klubi mbylli bashkëpunimin me ta.

Ivan Fustar ishte bashkuar me klubin verën e kaluar ku ishte pjesë e skuadrës për një edicion, kurse Darko Nikaç, klubit tonë i ju bashkua në “merkaton” e dimrit të vitit 2020 dhe ishte pjesë e suksesit të vitit të kaluar, ku skuadra mori pjesë në kualifikimet e Europa Ligës, me ç’rast kishte realizuar golin debutues në garat evropiane për skuadrën tonë, në fitoren 3 me 1 përball Tree Pennes në San Marino”.

“Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadrës sonë dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll”, thuhet në njoftim e Gjilanit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat