Josa: Me Kukësin nuk më mban të lidhur kontrata

Futboll

Josa: Me Kukësin nuk më mban të lidhur kontrata

Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:41
Josa: Me Kukësin nuk më mban të lidhur kontrata

Ndeshja ndaj Vllaznisë është një mundësi e mirë për të marrë pikë, i këtij mendimi është trajneri i Kukësit Mirel Josa i cili në intervistën para ndeshjes e vuri theksin te fakti se Kukësi duhet të grumbullojë sa më shumë pikë në 5 ndeshjet e mbetura të kampionatit për të mos rrezikuar zonën play-out. Josa komentoi edhe të ardhmen e tij duke theksuar se me verilindorët nuk e mban të lidhur kontrata që ka me klubin.

“Përballen dy skuadra që kanë emër në futbollin shqiptar, siç janë Kukësi e Vllaznia. Këtu duhet ta shohim më tepër rëndësinë e ndeshjes. Mungesat janë, probleme nga ndeshja me Laçin kemi. Kështu që do të shohim se si do t’i rikuperojmë këto probleme që kemi”.

“E ardhmja? Asnjëherë nuk është herët në këtë drejtim. E kam thënë edhe më parë, asnjëherë nuk më ka mbajtur kontrata me një klub, pavarësisht se kam kontratë edhe për sezonin e ardhshëm. Do të shikohet nëse klubi është i kënaqur me punën time dhe unë nëse jam i kënaqur me mënyrën se si funksionon klubi. Këto janë gjëra që do të marrin shumë shpejt rrugën që kërkohet”.

“Kukësi synon të grumbullojë sa më tepër pikë, për të treguar lojtarët se cilat janë mundësitë e tyre gjatë 90 minutave. Ky është objektivi kryesor i imi dhe i lojtarëve. Me këtë gjuhë u kam folur edhe futbollistëve”.

“Frikë për zonën play-out? E thashë edhe më parë që ne do të mundohemi të grumbullojmë sa më tepër pikë, pra do të thotë që siguri nuk ka. Duhet të japim maksimumin tonë në mënyrë që skuadra mos të ndihet papritur e pa kuptuar në një gjendje shoku. Normal që nuk i kemi bërë punët ashtu siç duhet këto ndeshje, por do të flisnim ndryshe nëse skuadra nuk do të kishte marrë katër pikët me Kastriotin dhe Tiranën. Ishin ato pikë që na dhanë njëfarë qetësie, qetësi që u prish më vonë, pavarësisht se kemi luajtur me skuadra që i donin me çdo kusht pikët dhe nuk ia kemi dalë”, përfundon Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat