Lojtarët e Chelseat do të fitojnë një bonus të majmë

Futboll

Lojtarët e Chelseat do të fitojnë një bonus të majmë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:08
Lojtarët e Chelseat do të fitojnë një bonus të majmë

Lojtarët e Chelseat do të fitojnë një bonus prej 11 milionë funtash nëse arrijnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

Skuadra e Thomas Tuchelit ka marrë 5 milionë funte bonuse për arritje në finale të Ligës së Kampionëve. Do të jetë finalja e tretë në historinë e klubit.

5 milionë euro tjera bonuse do t’i fitojnë nëse arrijnë që ta mposhtin në finalen e Stambollit skuadrën e Manchester Cityt më 29 maj.

Edhe një milionë funte tjera, “Blutë e Londrës” do t’i fitonin nëse do të arrijnë të mposhtin Leicester Cityn në finalen e Kupës FA që zhvillohet më 15 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat