Qeveria britanike në negociata me UEFA-në për ta zhvendosur finalen në Angli

Futboll

Qeveria britanike në negociata me UEFA-në për ta zhvendosur finalen në Angli

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:28
Qeveria britanike në negociata me UEFA-në për ta zhvendosur finalen në Angli

Finalja e Ligës së Kampionëve mund të mos mbahet në Stamboll.

Kjo pasi qeveria e Britanisë së Madhe po kërkon zhvendosjen e saj.

Sipas gazetarit të “The Telegraph”, Ben Rumsby, Qeveria britanike po kërkon zhvendosjen e finales së Ligës së Kampionëve.

Kjo kërkesë nga qeveria bëhet pasi ka futur Turqinë në listën e “kuqe” të vendeve me rrezikshmëri të lartë.

“Qeveria në negociata për ta sjellur finalen e Ligës së Kampionëve në Angli, pasi Turqia është vendosur në “Listën e Kuqe” për udhëtim”, ka shkruan gazetari, Ben Rumsby.

Finalja e Ligës së Kampionëve është paraparë të zhvillohet në Stamboll me 19 maj, këtë e ka konfirmuar edhe UEFA, por qeveria britanike si duket ka një mendim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat