Shkëndija me titullin të siguruar do të luajë si mysafire me Makedonija GP

Futboll

Shkëndija me titullin të siguruar do të luajë si mysafire me Makedonija GP

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:08
Ernest Gjoka

Me garën për titull të mbyllur prej tre xhiro më parë, Shkëndija nga Tetova ka edhe dy paraqitje të këtij sezoni deri në pranimin e trofeut si kampione e kampanjës 2020/2021 në Maqedoninë e Veriut.

"Javën e shkuar si ‘vendas’ në Gostivar u mundëm 2:0 nga Struga Trim&Lum, duke pësuar humbjen e dytë brenda këtij sezoni, ndërsa tashmë shohim para për të menaxhuar si duhet dy sfidat e fundit. Edhe pse pa asnjë ndikim në drejtim të objektivit, disfata la të pakënaqur stafin teknik që kritikoi skuadrën dhe gjithë javën me futbollistët është punuar për të ruajtur koncentrimin edhe pse objektivi tashmë është arritur. Natyrisht në kushte të tilla edhe rotacionet janë të mirëseardhura pasi trajneri Gjoka e ka potencuar gjithnjë se kërkon të menaxhojë lodhjen e skuadrës dhe dhënien e shansit për lojtarët që kanë pasur më pak minuta për lojë. 

Kapiteni Egzon Bejtullai dhe mesfushori Bruno Dita janë dy mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje.

I pari u la disa ditë pushim pasi ndjente ngarkesën fizike të të luajturit pa pauzë në klub dhe përfaqësuese, ndërsa duke ndjerë një shqetësim të lehtë në këmbën e majtë është vendosur mos luajë në këtë përballje. Ndërkohë Dita mori një goditje të papërshtatshme në gju në duelin me Strugën dhe duke qenë se mjekët rekomandojnë dy javë pushim, praktikisht sezoni për të ka përfunduar.

Makedonija Gj.P. mban vendin e tretë dhe kërkon të njejtin ta ruajë për të siguruar dalje në Europë. Me 52 pikë ndjejnë presionin e Strugës, që me vetëm një pikë më pak kërkon gjithashtu Europën. Dy xhirot e fundit sjellin luftë të ashpër për pozitën e tretë dhe Shkëndija është e vetëdishme për vështirësitë që sjell kjo transfertë. Këtë sezon kemi fituar dy duelet paraprake mes veti, 0:1 në Gjorçe dhe 5:0 në Tetovë. 

Ndeshja e xhiros së 32-të në LPFMV ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Shkëndijës luhet të dielën në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit me fillim në orën 16:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në RTMV dhe platformën rajonale Arena Sport", shkruan në faqen e Shkëndijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat