Milani me Ibrën turpërojnë Juven e Ronaldos! Kessie dështon nga penalltia  

Futboll

Milani me Ibrën turpërojnë Juven e Ronaldos! Kessie dështon nga penalltia  

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:36
Milani me Ibrën turpërojnë Juven e Ronaldos! Kessie dështon nga penalltia  

Juventusi rrezikon që të mbetet jashtë garave të Champions League!  

“Zonja e Vjetër” si vendas pëson debakël me rezultat 3:0 nga Milani, në takimin derbi të Serie A, që u zhvillua në Torino.

Milani ka mundur të fitojë edhe në thellë sikur të realizonte penalltinë.

Image

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny e mbrojti penalltinë e Franck Kessie në minutën e 57-të.

Në fund të pjesës së parë, Brahim Diaz nga rreth 15 metra shënoi eurogol në këndin e majtë të epërm të Juves. 

Në minutën e 78-të, kroati Ante Repiç thellon epërsinë në 0:2 të Milanit.

Pas pesë minutave (82’) Fikayo Tomori ia jep goditjen e fundit ish kampionit, 0:3.

Zlatan Ibrahimoviç u paraqit 66 minuta dhe me Milanin e turpëruan Juven e Cristiano Ronaldos.

Interi kryeson me 85 pikë pas 35 jave, pasojnë Atalanta me 72, Milani 72, Napoli 70, Juventusi renditet i pesti me 69, Lazio 64 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat