Shkarkohet në Kosovë, tani trajneri i ri i Dinamos?

Futboll

Shkarkohet në Kosovë, tani trajneri i ri i Dinamos?

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:25
Shkarkohet në Kosovë, tani trajneri i ri i Dinamos

Bledi Shkëmbi ditë më parë u shkarkua nga pozita e trajnerit të Ballkanit nga Theranda, tani trajner i ri në Dinamo të Tiranës? 

Kubi përgënjeshtron gjithçka!

Rikthimit të Dinamos në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh mungesë i është bërë shumë bujë nga mediat sportive në Shqipëri aq sa sëfundmi kanë qarkulluar edhe zërat për marrjen e drejtimit të bluve nga Bledi Shkëmbi ndërkohë që emri i Shpëtim Duros është përfolur si drejtor teknik.

Lidhur me këto zëra ka reaguar vetë klubi i Dinamos duke përgenjeshtruar gjithçka dhe duke i dhënë besim trajnerit aktual Olsi Uku.

“Sqarim për opinionin publik.Dinamo dhe presidenti Adrian Bardhi hedhin poshtë të gjitha lajmet e pavërteta të përhapura ditët e fundit në lidhje me ndryshimet në stafin teknik të skuadrës tonë. Kërkojmë mirëkuptimin e medias dhe lutemi për më shumë profesionalizëm, duke qenë më korrektë me lajmet e publikuara! 

Trajneri Olsi Uku dhe stafi i tij gëzojnë mbështetjen e presidentit Bardhi, donatorëve dhe klubit në tërësi. Të gjithë bashkë jemi të përqendruar tek mbyllja me sukses e dy ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni. Me respekt, administratori Ermal Barushi”, shkruhet në reagimin e bërë nga klubi i Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat