Torino, përsëri sprovë Champions-i për Milanin, Rebic në majë të sulmit

Futboll

Torino, përsëri sprovë Champions-i për Milanin, Rebic në majë të sulmit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:38
Stefano Pioli

Nga Torino në Torino. Të dielën triumfi kumbues ndaj Juventusit. Dhe tani, Torino është pengesa e radhës në rrugën e Milanit. Sfidë themelore në garën për kualifikim në Ligën e Kampionëve, në të cilën kuqezinjtë shpresojnë të kthehen pas shumë sezonesh mungesë.

72 janë pikët e Milanit, aq sa ka edhe Atalanta. Skuadra e Piolit ka dy pikë epërsi ndaj vendit të tretë (Napolit), tri pikë mbi pozicionin e Juventusit. Me pak fjalë, me 270 minuta nga përfundimi i kampionatit, gjithçka është e hapur.

Torino gjithashtu po kalon një moment të mirë të formës sportive. Në vështirësi serioze që nga fillimi i kampionatit, “granatat” u ngrit pas mbërritjes së Davide Nicola në stol dhe tani janë afër vmbijetesës së lodhshme.

Sa për formacionet që do të hidhen në fushë, Milani do të jetë pa Zlatan Ibrahimovic, sezoni i të cilit ka mbaruar. Për të vepruar në rolin e sulmuesit të parë do të jetë Rebic, autori i një goli të shkëlqyeshëm ndaj Juventusit. Pas tij konfirmohet Brahim Diaz së bashku me Castillejo dhe Calhanoglu. Kjaer dhe Tomori janë përsëri favoritë karshi Romagnoli.

Torino me 3-5-2 e zakonshëm dhe praninë në sulm të Zaza, i cili tejlakon Sanabria në hierarkinë e zgjedhjeve të trajnerit Nicola. Ai do të çiftohet me Belotti. Mbrojtje në emergjencë, midis problemeve fizike të Izzo dhe skualifikimit të Nkoulou. Në të djathtë Singo, në vend të Vojvodës, autor i dy golave ​​“të rëndë” në po aq ndeshje.

Ja formacionet e mundshme:
TORINO (3-5-2): Sirigu; Bremer, Lyanco, Buongiorno; Singo, Baselli, Mandragora, Linetty, Rodriguez; Zaza, Belotti.
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Bennacer, Kessié; Castillejo, Brahim Diaz, Calhanoglu; Rebic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat