Ronaldo sinjalizon qëndrimin te Juventusi edhe sezonin tjetër

Futboll

Ronaldo sinjalizon qëndrimin te Juventusi edhe sezonin tjetër

Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:33
Cristiano Ronaldo

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është vënë në pikëpyetje, nisur nga mosrealizimi i objektivave që Juventusi i kishte vënë vetes për këtë sezon.

Eleminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve, humbja e kampionatit dhe tani edhe rreziku real që të mos hyjë as në zonën Champions për vitin tjetër kanë shtuar zërat se bardhezinjtë do të sakrifikojnë yjet e tyre për t’u përballur me deficitin financiar.

Nëse do të jetë zgjedhje e drejtuesve të Juventusit, atëherë Ronaldos nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të largohet, por vetë sulmuesi portugez ka sinjalizuar se edhe në sezonin tjetër synon që të qëndrojë në Torino.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh për golin e 100-të të realizuar me fanelën e Juventusit, me shënimin e vazhdimësisë... “nuk do të ndalem këtu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat