Lautaro mohon marrëveshjen me Atletico Madridin: Jam i lumtur te Interi

Futboll

Lautaro mohon marrëveshjen me Atletico Madridin: Jam i lumtur te Interi

Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:39
Lautaro Martinez

Ish futbollisti i Interit, Nicola Ventola, zbuloi gjatë javës se Lautaro Martinez do të nënshkruajë me Atletico Madridin këtë verë, por sulmuesi argjentinas ka theksuar se ai nuk ka ndërmend të largohet nga kampionët e Italisë.

Lautaro ka thënë se agjenti i tij po punon për një kontratë të re me Nerazzurrët dhe zbuloi se ai ishte afër të bashkohej me Barcelonën verën e kaluar.

“Unë jam shumë i lumtur në Inter dhe nuk jam duke planifikuar të largohem”.

“Kontrata e re do të nënshkruhet. Unë isha shumë afër nënshkrimit me Barcelonën një vit më parë, fola personalisht me [ Lionel ] Messin por vendosa të qëndroj”, ka thënë Lautaro për Sky Sport Italia.

Marrëveshja aktuale e Lautaros me Interin zgjat deri në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat