Real Madrid bën prioritet bisedimet me Varanen para kontratës se re për Ramosin

Futboll

Real Madrid bën prioritet bisedimet me Varanen para kontratës se re për Ramosin

Më: 18 maj 2021 Në ora: 14:56
Real Madrid bën prioritet bisedimet me Varanen para kontratës se re për Ramosin

Real Madrid thuhet se ka bërë prioritet rinovimin me qendërmbrojtësin Raphael Varane, para kontratës së re për kapitenin Sergio Ramos.

“Los Blancos” kanë ngecur në bisedimet me përfaqësuesit e Ramos që nga fillimi i vitit 2021, me kontratën momentale që i skadon në muajin e ardhshëm.

Sidoqoftë, dy palët thuhet se janë shumë larg në negociata dhe ka spekulime se 35-vjeçari do largohet nga “Los Blancos”.

Sipas Diario AS, Reali ka pranuar situatën e Ramos dhe tani kanë kthyer fokusin te partneri i tij.

Varane është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe kërkohet nga gjigantët e Premierligës.

13 herë kampioni i Evropës nuk dëshiron shitjen e francezit, andaj do mundohet t’ia rinovojë kontratën.

Mirëpo, në rast që Varane dëshiron largimin, Reali nuk do ta lejojë të largohet si agjent i lirë dhe do mundohet ta shesë në afatin e ardhshëm veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat