Ancelotti: E di që tifozët e PSG nuk do të jenë të gëzuar me këto fjalë

Futboll

Ancelotti: E di që tifozët e PSG nuk do të jenë të gëzuar me këto fjalë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:41
Ancelotti: E di që tifozët e PSG nuk do të jenë të gëzuar me këto fjalë

Carlo Ancelotti ka folur për betejën për titullin në Ligue 1 mes PSG dhe Lille.

Trajneri aktual i Everton dhe ish-trajneri i parisienëve ka dhënë mendimin e tij për skuadrën e Poçhetino dhe atë të Galtier.

“PSG ka ndryshuar, ka arritur të marrë lojtarë shumë të rëndësishëm, është një nga skuadrat më të mira të Europës.

Ndryshimi i trajnerit mund të këtë krijuar disa vështirësi, por Pochettino është një trajner shumë i mirë dhe mendoj se do të bëjë mirë sezonin e ardhshëm”, ka thënë Ancelotti për Canal +.

Në lidhje me luftën për titull në Francë: “Mund të them se miku im Christophe Galtier mund ta fitojë Ligue 1. Për të, për Lille dhe për kampionatin në Francë, do të ishte diçka fantastike. E di që tifozët e PSG nuk do të jenë të gëzuar me këto fjalë, por nëse Lille fiton Ligue 1, për futbollin është një gjë shumë e mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat