Allegri kërkon nga Juventus transferimin e këtyre dy lojtarëve

Futboll

Allegri kërkon nga Juventus transferimin e këtyre dy lojtarëve

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:31
Allegri kërkon nga Juventus transferimin e këtyre dy lojtarëve

Juventusi do të përpiqet të harrojë sezonin e sapombyllur dhe do ta bëjë me trajnerin që ka fituar shumë si bardhezi, Massimiliano Allegri.

Por, ky i fundit, sipas Corriere della Sera, ka një kërkesë të veçantë: Dusan Vlahovic ose Mauro Icardi.

Trajneri kërkoi nga menaxhmenti i Juventusit të blinin njërin nga këta dy sulmues gjatë afatit kalimtar të verës.

Bardhezinjtë mendojnë pikërisht për talentin e ri të Fiorentina ose lojtarin e Paris Saint-Germain për të mbështetur Moratan e rikonfirmuar në sulm për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat