Detajet dhe prezantimi gati, Buffon kthehet aty ku nisi gjithçka

Futboll

Detajet dhe prezantimi gati, Buffon kthehet aty ku nisi gjithçka

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 21:31
Gianluigi Buffon

Në vitin 2001 Juventus vendosi të investojë shifrën e çmendur të 53 milionë eurove për një nga portierët më të spikatur të asaj kohe, Gianluigi Buffon, të cilin e bleu nga Parma dhe siguroi portën për plot 17 vite.

Pas dy sezonesh si rezervë Buffon vendosi ta lërë Juventusin dhe do të kthehet aty ku iu dha mundësia të hyjë në arenën e madhe të futbollit, për t’u bërë më pas një nga më të mirët e historisë së kësaj loje.

Mediet italiane raportojnë se marrëveshja është arritur dhe Buffon do të zyrtarizohet së shpejti te Parma, që këtë sezon ra në Serie B. Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, e cila mund të shtohet me një tjetër edicion në rast ngjitje në Serie A.

Më pas në mbyllje të aventurës 43-vjeçarit do i sigurohet një vend në stafin drejtues të skuadrës për të nisur një karrierë tërësisht të re. Buffon luajti me Parmën në sezonet 1995-2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat