Ish-futbollisti i Wolfsburgut, bëhet drejtor sportiv te Ballkani

Futboll

Ish-futbollisti i Wolfsburgut, bëhet drejtor sportiv te Ballkani

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:57
Arsim Kabashi dhe Nderim Nexhipi

Ish-lojtari i njohur i futbollit europian, Nderim Nexhipi është emëruar drejtor sportiv te skuadra e Superligës së Kosovës, FC Ballkani.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit përmes rrjeteve sociale.

“Ndërsa, në krahë të Lindit për çështje sportive do të jetë emri i njohur mbarëshqiptar si futbollist dhe punëtor sportiv nëpër shumë klube rajonale dhe Europiane. Mirësevjen Nderrim Nexhipi, në cilësi të Drejtorit Sportiv”, shkruhet në njoftimin e klubit

Po ashtu si bashkë investitor te klubi i Ballkanit është zyrtarizuar edhe Shyqyri Hoxha ‘Lindi’ – i cili do të investoj te klubi së bashku me Arsim Kabashin.

Postimi i plotë:

Të dashur tifoz

Afaristi i mirënjohur Suharekas Shyqyri Hoxha - Lindi, ka vendosur qe përvojën e tij të berit biznes ta kultivoj dhe të instalojë në klubin tonë. Lindi dhe klubi janë dakorduar që s’bashku duke gërshetuar ndërmarrësin dhe sportin të qojnë klubin në nivele të larta, gjithashtu duhet të cekim se Lindi me shume shok e kan mbajtur për vite me radhe.

Lindi nga sot do të ushtroj detyrën e drejtorit menaxhues.

Ndërsa,në krahë të Lindit për çështje sportive do të jetë emri i njohur mbarëshqiptar si futbollist dhe punëtor sportiv nëpër shumë klube rajonale dhe Europiane. Mirësevjen Nderim Nexhipi, në cilësi të Drejtorit Sportiv.

Na priftë e mbara Suharekë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat