Covid-19 futet te “Tre Luanët”, infektohet një gazetar

Futboll

Covid-19 futet te “Tre Luanët”, infektohet një gazetar

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 16:13
Covid-19 futet te “Tre Luanët”, infektohet një gazetar

Një gazetar i Sky Sport ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pak ditë para ndeshjes së Anglisë kundër Kombëtares së Gjermanisë në 1/8 e finales në EURO20.

Gazetari është larguar nga kampi i ‘Tre Luanëve’, kurse kameramani që rezultoi negativ është vet-izoluar.

Te Anglia, tashmë dy lojtarë janë vet-izoluar. Bëhet fjalë për Mason Mount dhe Ben Chilwell, të cilët kanë pasur kontakte me Billy Gilmour.

“Një reporter është izoluar në një hotel dhe është në pritje të rezultatit nga një test PCR”, thotë një zëdhënës i Sky Sportit

Kujtojmë që të martën më 29 qershor, Anglia luan kundër Gjermanisë në ‘Wembley’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat