Di Natale: Po e tejkalon veten në këtë europian

Futboll

Di Natale: Po e tejkalon veten në këtë europian

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:36
Di Natale: Po e tejkalon veten në këtë europian

Antonio di Natale, ish-sulmues edhe i Italisë, ka folur në prag të finales së Wembley-t që do të luhet të dielën mes Italisë dhe Anglisë.

Ish-ylli i Serisë A ka folur kryesisht për Federico Chiesa-n:

“Po të mos ishte i fortë, Juventus nuk do të kishte investuar aq shumë tek ai. Po e tejkalon veten në këtë europian. Është një lojtar që më pëlqen shumë sepse është i paparashikueshëm.

Shkon në të djathtë, të majtë, është i pakapshëm”, ka thënë Di Natale për Gazzetta dello Sport.

Në lidhje me Ciro Immobile:

“Nuk i meriton kritikat. Po bën shumë, po bën një punë shumë të madhe për skuadrën. I gjithë grupi luan me këtë shpirt. Që me Spanjën ka qenë vendimtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat