Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet: Me Turqinë, sfida të rëndësishme!

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet: Me Turqinë, sfida të rëndësishme!

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:27
Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet: Me Turqinë, sfida të rëndësishme!

Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur ditën e shtunë grumbullimin në Elbasan, në prag të dy ndeshjeve miqësore që ekipi do të zhvillojë kundër Turqisë, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet ditën e hënë në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 18:00 dhe tre ditë më vonë në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, në ora 18:00.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Armir Grima ka zhvilluar pasditen e së shtunës seancën e parë stërvitore, ku fillimisht, vajzat kuqezi zhvilluan disa ushtrime fizike dhe më pas një lojë brenda grupit, duke i dhënë mundësi trajnerit kuqezi të shohë gjendjen fizike të skuadrës.

Për të folur në lidhje me dy ndeshjet e radhës, FSHF.org zhvilloi intervista me disa nga futbollistet e Kombëtares, të cilat u shprehën se këto dy ndeshje janë një test i rëndësishëm përpara dy sfidave të shtatorit, kundër Kosovës dhe Belgjikës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror Australi-Zelandë e Re 2023.

Esmeralda Franja tha në prononcimin e saj se ekipi turk është i fortë, por skuadra do të japë maksimumin në fushë.

Gjendja e skuadrës – Mendoj se gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Pavarësisht se kampionati ka mbaruar që në maj, mendoj se vajzat janë stërvitur. Lojtaret profesioniste duhen stërvitur vazhdimisht sepse Kombëtarja gjithmonë të thërret të jesh prezente.

Ndeshjet ndaj Turqisë? – Nuk i konsiderojmë miqësore, por janë si ndeshjet e tjera. Pretendojmë të fitojmë, por e rëndësishme është të krijojmë harmoni brenda grupit për ndeshjet në shtator, pasi kjo ka më shumë rëndësi për ne. Normalisht që edhe rezultati është i rëndësishëm.

Turqia? – Çdo skuadër studiohet nga ekipi Kombëtar dhe natyrisht që edhe ne e kemi studiuar. Është një ekip i fortë por ne do të japim maksimumin.

Ndeshjet e shtatorit? -Federata ka investuar shumë në futbollin e femrave dhe natyrisht që ne do japim maksimumin që të kualifikohemi në Botërorin e ardhshëm. Po përgatitemi dita-ditës që të arrijmë rezultatet e dëshiruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat