Barcelona dhe Atletico Madridi në bisedime për shkëmbimin Griezmann-Saul

Futboll

Barcelona dhe Atletico Madridi në bisedime për shkëmbimin Griezmann-Saul

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 23:45
Saul dhe Griezmann

Dy gjigantët e La Ligas dëshirojnë që të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e dy lojtarëve Saul dhe Griezmann.

Barcelona dhe Atletico Madridi janë në bisedime të avancuara për të arritur një marrëveshje për shkëmbimin e mesfushorit Saul dhe sulmuesit Antoinne Griezmann, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Të dy lojtarët kanë dhënë dritën e gjelbër në momentet e fundit, për tu transferuar tek Barcelona, respektivisht Atletico Madridi, përcjell KosovaPress.

Tani, klubet janë duke negociuar mbi detajet e shumave për Saul dhe Griezmann. Barcelona dëshiron që në marrëveshje të përfshihen edhe para, dhe vetëm kështu të dy klubet mund të arrijnë marrëveshje.

Liverpooli dhe Chelsea po ashtu e dëshirojnë transferimin e Saul, nëse marrëveshja e shkëmbimit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit dështon ditëve në vazhdim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat