Skënderbeu zyrtarizon tre afrimet a para     

Futboll

Skënderbeu zyrtarizon tre afrimet a para     

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:01
Skënderbeu zyrtarizon tre afrimet a para     

Skënderbeu ka nisur me njoftimet e afrimeve në skuadër. Bardhekuqtë kanë nënshkruar kontrata të gjata me dy lojtarë të rinj që kanë qenë pjesë e klubeve të Superiores.

Nga Tirana te korçarët ka kaluar mesfushori Jurgen Vrapi, i cili ka firmosur për 4 vite. Më parë ai ka qenë pjesë e Dinamos dhe Flamurtarit.

Skënderbeu ka dalë me njoftim edhe për sulmuesi Ardit Nikaj, autor i 25 golave me Vllazninë U19. I riu ka nënshkruar për tre vite.

Korçarët nuk u ndahen brazilianëve. Murilo Augusto do të jetë pjesë e Skënderbeut në Superiore. Mesfushori ka qenë më parë pjesë e Flamengo, Castelo Branco dhe Lusitano në Brazil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat