Agjenti shqiptar i futbollistit takon drejtuesit e PSG-së

Futboll

Agjenti shqiptar i futbollistit takon drejtuesit e PSG-së

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:35
Agjenti shqiptar i futbollistit takon drejtuesit e PSG-së

Mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali është në çdo verë qendra e merkatos, por De Laurentis nuk është kënaqur asnjëherë nga ofertat për senegalezin dhe ka vendosur ta mbaje në skuadër.

Por me uljen e Luçiano Spaletit në stolin e napoletanëve gjërat kanë ndryshuar dhe tekniku italian nuk e sheh Kulibalin si të rëndësishëm në skuadër.

Për këtë arsye, agjenti i 30-vjeçarit, shqiptari Fali Ramadani është takuar me drejtuesit e PSG-së për t’i ofruar shërbimet e mbrojtësit.

Parisienët sapo kanë afruar në skuadër Ramosin, por ekziston mundësia e afrimeve të reja pasi drejtuesit kërkojnë t’i ndërtojnë Poçetinos një ekip fitues. De Laurentis dhe Kulibali për momentin janë në pritje, dhe fjala e fundit i takon PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat