Spalletti: Koulibaly është në shitje, por do të doja që ai të qëndronte

Futboll

Spalletti: Koulibaly është në shitje, por do të doja që ai të qëndronte

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:53
Spalletti: Koulibaly është në shitje, por do të doja që ai të qëndronte

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly duket se do të largohet nga Napoli.

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka folur në një konferencë shtypi.

Spalletti ndër të tjera foli edhe për të ardhmen e Koulibalyt.

“Jam i lumtur me skuadrën që kam, siç e kam thënë tashmë do të dëshiroja që kjo skuadër të mbet ashtu siç është dhe të mos ketë largime”, tha ai.

“Koulibaly është në shitje, por personalisht do doja që ai të qëndronte. Unë nuk kam punuar më parë me një futbollist kaq të mrië si Kalidou, ai është shembullor edhe si person”, përfundoi Luciano Spalletti.

Thuhet se Napoli është i gatshëm të heq dorë nga mbrojtësi për një ofertë rreth 65 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat