Uzuni asiston, Ferencvaros kualifikohet në rrethin tjetër të Champions League

Futboll

Uzuni asiston, Ferencvaros kualifikohet në rrethin tjetër të Champions League

Nga: K.Goca Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:52
Uzuni asiston, Ferencvaros kualifikohet në rrethin tjetër të Champions League

Kampioni i Hungarisë, Ferencvaros, është kualifikuar në rrethin tjetër të Champions League.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, asiston në dy gola për fitoren e Ferencvaros në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj Zalgiris nga Lituania. 

Ferencvaros kualifikohet pasi edhe takimin e parë në Budapest e ka fituar me 2:0 ndaj lituanëve.  

Futbollisti Mmaee ka shënuar në minutën e 44-të e 72-tën, në golin e parë dhe të dytë asiston Uzuni. Mak shënon golin e tretë (90+4') dhe për vendasit Diaw realizon në minutën e 90+3.

Shqiptari Uzuni u zëvendësua në minutën e 77-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat