Me çmimin e kërkuar nga Sevilla për Kounden, i pakënaqur Chelsea

Futboll

Me çmimin e kërkuar nga Sevilla për Kounden, i pakënaqur Chelsea

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:16
Jules Kounde

Klubi anglez, Chelsea nuk është i kënaqur me çmimin e kërkuar nga Sevilla për mbrojtësin Jules Kounde.

Gara për mbrojtësin qendror të Francës është më e nxehtë se kurrë, megjithëse interesi i Manchester United mund të jetë ftohur pas ardhjes së Raphael Varane.

Blutë e kanë bërë prioritet yllin e Sevillas dhe është përfolur tashmë disa herë se klubi nga Stamford Bridge ka bërë disa oferta për transferimin e tij.

Sevilla nuk është aspak e disponuar për të shitur Kounde dhe ka vendosur një çmim të lartë për ‘kokën’ e 22-vjeçarit.

Nga ana e tij, Kounde ndihet gati për t’u larguar këtë verë nga La Liga.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Chelseat i është thënë se do të duhet të shpenzojë 70 milionë funte apo 80 milionë euro për të blerë Kounden këtë verë.

Një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Kurt Zouma mund të ndihmojë për të ulur atë kosto, por Zouma mendohet se preferon një lëvizje në West Ham nëse ai do të largohet nga Blutë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat