Pochettino: Kemi bërë një pjesë të parë të mrekullueshme

Futboll

Pochettino: Kemi bërë një pjesë të parë të mrekullueshme

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:42
Pochettino: Kemi bërë një pjesë të parë të mrekullueshme

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, e ka komentuar me këto fjalë përCanal + fitoren 4-2 të arritur ditën e djeshme kundër Strasbourg:

“Kemi bërë një pjesë të parë të mrekullueshme. Fillimi i pjesës së dytë ka qenë më i komplikuar, lojtarët e mi kanë patur më pak energji”, ka thënë trajneri argjentinas.

“Kemi pësuar golin e parë, më pas ka patur dhjetë minuta qetësi dhe më pas kemi ësuar menjëherë golin e dytë. Duhet ta respektojmë kundërshtarin, gjë që nuk e kemi bërë për disa minuta.

Jam gjithsesi i lumtur me këtë paraqitje. Mbappe? Është i përqendruar tek objektivat tanë, jam shumë i kënaqur për të. Duhet të vazhdojë kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat