Koeman: Paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme për një 18-vjeçar

Futboll

Koeman: Paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme për një 18-vjeçar

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 14:09
Koeman: Paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme për një 18-vjeçar

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes së javës së dytë të LaLigas përballë Athletic Bilbaos, komentoi edhe situatën e mesfushorit të ri, Ilaix Moriba, që nuk pranon të firmosë rinovimin e kontratës. Lojtari i rritur në akademinë e “blaugranave” mbetet i izoluar dhe nëse nuk hedh të zezën mbi të bardhë do të qëndrojë në tribunë derisa t’i përfundojë kontrata.

Trajneri holandez, i cili i dha besim sezonin e kaluar, pranoi se ka folur me futbollistin në përpjekje për të zgjidhur situatën.

“Kam folur me të dy ose tri javë më parë, më shumë si person sesa si trajner i Barçës. Situata e tij është e tmerrshme. Ai është e ardhmja e klubit, por ai nuk luan dhe nuk është me ne.”

Koeman mbajti hapur anën e klubit, duke e shigjetuar publikisht futbollist e talentuar:

“E di nga klubi se çfarë dëshiron t’i ofrojë këtij lojtari. Këshilla ime është se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme, duhet të luash sa më shumë ndeshje, por lojtari dhe njerëzit pranë tij kanë vendosur ndryshe. Unë jam i zhgënjyer nga kjo situatë. Besoj më shumë në gjërat e futbollit sesa te kontratat. Në moshën 18-vjeçare, paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme.”

Ndër të tjera, Koeman konfirmoi se ka besim të plotë të Coutinho, por nuk e ka grumbulluar pasi ende i duhet kohë për të qenë në formë optimale

“Philippe është jashtë sepse mendoj se atij i duhet edhe një javë për t’u stërvitur me grupin. Besoj tek ai, sepse është lojtar i madh. Mund të jetë i rëndësishme për Barçën. Me të vërtetë do të mbështetem te Coutinho gjatë këtij sezoni. Coutinho mund të luajë në pozicione të ndryshme, mund të hyjë nga krahu i majtë në qendër. Kemi humbur gola me Messin dhe duhet t’i kërkojmë te futbollistët e tjerë. Philippe është njëri prej tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat