Ancelotti: Nuk më intereson se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Futboll

Ancelotti: Nuk më intereson se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:48
Ancelotti: Nuk më intereson se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim

“Cristiano Ronaldo te Real Madridi? Temë e mbyllur”. Carlo Ancelotti iu jep fund zërave për kthimin e kampionit të Juventusit në “Santiago Bernabeu”

. Në konferencën për shtyp, trajneri italian u fokusua te ndeshja e La Liga-s kundër Levante, e planifikuar për sot: “Ne duhet të përsërisim atë që bëmë kundër Alaves.

Pra, të jemi intensivë dhe të shpejtë me topin. Unë e shoh ekipin mirë. Grupi është i fokusuar te puna. Mbappe? Nuk më intereson se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, sepse skuadra ime është shumë e fortë”.

Real Madridi akoma mund të shtojë elementë të rinj në skuadër. Ka shumë emra që qarkullojnë, edhe pse natyrisht më interesanti është ai i yllit francez, Kylian Mbappé. “Ideja jonë në merkato është gjithmonë e njëjtë: kjo skuadër mund të konkurrojë për gjithçka, – nënvizoi Ancelotti. – Ne kemi shumë lojtarë të spikatur, nuk mund t’i them të gjithë. Kemi një ekip plot yje. Titujt fitohen kur yjet punojnë për ekipin”.

Sa iu përket kushteve fizike të Modric, Kroos dhe Carvajal, trajneri i bardhë shtoi: “Janë raste të ndryshme. Modric mund të kthehet kundër Betis. Mendoj se Kroos do të jetë gati pas pushimit të kombëtareve. Carvajal do të kthehet qysh tani, është shumë i rëndësishëm për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat