​Shqiptarët ia sigurojnë fitoren Konyasporit ndaj Basaksehirit

Futboll

​Shqiptarët ia sigurojnë fitoren Konyasporit ndaj Basaksehirit

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 22:14
Foto

Skuadra urke Konyaspor ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme ne Superligën e Turqisë duke fituar me rezultat 2-1 ndaj Basaksehirit.

Pasi ishin duke humbur me rezultat 1-0 pas pjesës së parë, në fraksionin e dytë të ndeshjes lojtarët shqiptar të kësaj skuadra morën gjithçka në dorë për ta përmbysur rezultatin.

Fillimisht shifrat në 1-1 i barazoi mesfushori nga Pogradeci Endri Çekiçi në minutën e 51, kurse Sokol Cikalleshi në minutën e 87’ realizoi për 2-1 ndërsa asistues te goli i tij ishte shqiptari tjetër Zymer Bytyqi.

Konyaspori ka dy fitore nga dy ndeshjet e para dhe renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë aq sa ka edhe skuadra e Altay ne vendin e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat