KF Besa debuton në Ligën e dytë! Fitori paralajmëron fitore në Ohër

Futboll

KF Besa debuton në Ligën e dytë! Fitori paralajmëron fitore në Ohër

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:16
KF Besa debuton në Ligën e dytë! Fitori paralajmëron fitore në Ohër

Skuadra e KF Besa nga Dobërdolli i Gostivarit për herë të parë në histori do të luaj në ligën e dytë të Maqedonisë në futboll-grupi i Perëndimit, në një prej sezoneve më interesante, së paku sipas emrave që ka kjo ligë.

Shorti i hedhur para disa ditësh deshi që Besa debutimin e saj ta ketë në udhëtim te skuadra me përvojë Ohrid.

Fitor Rexhepi është njëri prej përforcimeve të shumta që solli kryesia e klubit në afatin kalimtar të verës.

Talenti kumanovar erdhi nga Vardari i Shkupit.  Për ndeshjen e së mërkurës ai shprehu ambiciet e klubit.

“Jemi klub i ri që debuton në Ligën e dytë. Është një fillim i ri për skuadrën dhe për mua gjithashtu. Kryesia ka investuar mjaftë në rritjen e kualitetit të skuadrës. Si klub jemi shumë të organizuar. Janë sjell edhe përforcime të qëlluara, pasi ambiciet janë të jemi klub serioz dhe stabil në ligë”, tha mesfushori i talentuar Rexhepi.

“Ndeshja e parë është e rëndësishme, por edhe e vështirë, megjithate me ekipin që kemi besoj se do të fitojmë në Ohër”, deklaroi Fitor Rexhepi.

Në ndeshjet e javës së parë të ligës së dytë – Perëndim do të takohen: Ohrid-Besa, Kadino-Sileks, Teteks-Veleshta, Gostivari-Voska Sport dhe Korabi-Vardari. Të gjitha ndeshjet do të luhen ditën e mërkurë me fillim prej orës 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat