Lojtari nga Kosova flet për ndarjen me Oriolën

Futboll

Lojtari nga Kosova flet për ndarjen me Oriolën

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:14
Lojtari nga Kosova flet për ndarjen me Oriolën

Futbollisti nga Kosova, Eros Grezda, ka qenë temë e medieve në ditët e fundit për formën e treguar me klubin e tij të ri, Zalaegerszeg, ku shënoi edhe gola.

Por ai është përfolur së fundmi edhe për përfundimin e lidhjes me modelen Oriola Marashi.

Lojtari ka folur për këtë gjë, duke thënë se ndarja ka ndodhur dhe tani janë shokë.

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”.

“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë”, ka thënë Grezda për Panoramasport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat