Bushi: Me Rei Manajn në fushë, nis ndeshja 1:0

Futboll

Bushi: Me Rei Manajn në fushë, nis ndeshja 1:0

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 18:54
Bushi: Me Rei Manajn në fushë, nis ndeshja 1:0

Shqipëria e 21 vje?arëve ka filluar ditën e sotme grumbullimin për ndeshjen zyrtare kualifikuese ndaj Republikës Çeke, e vlefshme për Kampionatin Europian 2023 e që do të luhet në transfertë më 6 shtator.

Trajneri Bushi ka dalë përpara mediave për të folur në lidhje me listën e lojtarëve dhe pritshmëritë për ndeshjen që skuadra do të luajë ndaj moshatarëve çekë, ku ka folur për grupin, mungesat që ka në këtë ndeshje dhe kundërshtarin që ka përballë.

Tekniku kuqezi nuk e fshehu kënaqësinë që shumë prej lojtarëve që ishin në ndeshjen e parë ndaj Andorrës këtë herë janë në Kombëtaren A. “Jam shumë i kënaqur që ekipi Kombëtar A ka marrë një pjesë shumë të madhe lojtarësh nga skuadra U-21.

Këta radhë janë katër lojtarë, Çepele, Mu?i, Mitaj dhe Broja. Unë dua të falenderoj në radhë të parë Drejtorinë Teknike në Federatën Shqiptare të Futbollit sepse jemi nga të paktat skuadra në Europë që kemi një mesatare moshe të vogël, që tregon se është bërë një punë mjaft e mirë, intensive dhe kualitative për të ardhmen e Shqipërisë. Trajneri Reja mendoj se ka ekipin më të mirë në historinë e Shqipërisë, për nga cilësia e lojtarëve dhe klubet ku aktivizohen dhe për këtë mendoj se Shqipëria do të bëjë shumë mirë në të ardhmen.

Po të shikojmë ekipin e parë dalllojmë se janë 30% e lojtarëve që kanë kaluar nga U-21 këto 3-4 vitet e fundit. Kemi bërë një punë të mirë 10-15 vitet e fundit që po jep frytet e saj. Në lidhje me mungesat për këtë ndeshje duhet të them që na dëmtojnë shumë sepse unë e kisha programuar dhe stërvitjen e ndeshjen pak a shumë me lojtarë si Bullari, Tuci, Marvin Çuni. Dje u dëmtua Kristjan Asllani dhe Anxhelo Ndreçka, që janë në listë. Do të kemi shumë mungesa por lojtarët që do të vijnë, do të bëjnë mirë. Janë lojtarë cilësorë që ne i kemi patur në vëzhgim në vitet e kaluara. Do të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Çekisë dhe unë pres shumë nga këto lojtarë që janë në listë.

Është një mundësi që i jepet dhe do duhet ta justifikojnë. Duhet të mos harrojmë që është ndeshje futbolli, e rëndësishme është që lojtarët të japin maksimumin, të zbresin me pasion dhe sakrificë në fushë e të vlerësojnë fanellën e Kombëtares.

Përtej mungesave, alternativat cilësore nuk mungojnë në prurjet e reja gjë të cilën e nënvizon edhe vetë trajneri. “Nga mungesat që kemi pasur jemi detyruar të marrim lojtarë në moshë të vogël dhe cilësor. Toci për shembull është 3 vjet më i vogël në moshë apo dhe Nikqi që është 4 vjet më i vogël se ata që do të ketë përballë, por janë lojtarë shumë të fortë, të perspektivës. Mbase nuk mund ta përballojnë këtë kundërshtar 100% por vlen e ardhmja e tyre, sepse ne jemi këtu për të kontribuar sa më shumë për ekipin Kombëtar A, por edhe për të marrë rezultate të cilat nuk na kanë munguar kohët e fundit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat