Nuhiu: Skuadra e Dritës do jetë favorite për ta fituar titullin kampion

Futboll

Nuhiu: Skuadra e Dritës do jetë favorite për ta fituar titullin kampion

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 18:39
Nuhiu: Skuadra e Dritës do jetë favorite për ta fituar titullin kampion

Drita ka shënuar fitore në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Nuhiut fituan në udhëtim ndaj Malishevës, me rezultat minimal 0-1, shkruan Gazeta Olle. Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi qendërsulmues Ardit Tahiri, i cili po kalon në formë fantasike me ekipin e tij të ri.

Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

“Është fillimi i kampionatit, po krijojmë mjaft por po mungon finalizimi. Me kalimin e kohës do të vijë edhe finalizimi që të zhbllokohet ndeshja më herët dhe të fitohet.

“Kemi qenë kërkues gjatë tërë kohës, por kemi pasur përballë një kundërshtar të fortë me një besim të madh.”

“Po, skuadra e Dritës do jetë favorite për ta fituar titullin kampion”, ka deklaruar Nuhiu për ‘Art Sport’.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat