Liverpool fiton përballjen dramatike! Messi me PSG-në zhgënjejnë! Reali triumfon

Futboll

Liverpool fiton përballjen dramatike! Messi me PSG-në zhgënjejnë! Reali triumfon

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2021 Në ora: 21:36
Liverpooli - Milan

(E plotësuar): Mbrëmje spektakolare në stadiumin “Anfield”, pesë gola të shënuara dhe një penallti e humbur.

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj shtatë herë kampionit të Evropës, AC Milan, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit B të Champions League në futboll.

Ndeshje me përmbysje të rezultatit, 1:0 Liverpooli, 1:2 Milani dhe 3:2!  

Image

Liverpool feston

Në minutën e 9-të, Trent Alexander-Arnold depërton nga një pozitë e vështirë, godet fuqishëm dhe topi devijohet nga Fikayo Tomori, duke shënuar autogol (1:0) për Liverpoolin.

Grupi A
Club Bruuge - PSG 1:1 (1:1)
Manchester City - Leipzig 6:3 (3:1)

Grupi B
Liverpool-Milan 3:2 (1:2)
Atletico M.-Porto 0:0 (0:0)

Grupi C 

Besiktas - Dortmund 1:2 (0:2)
Sporting - Ajax 1:5 (1:3)

Grupi D
Inter - Reali 0:1 (0:0)
Sherriff - Shakhtar 2:0 (1:0)

Në minutën e 14-të, Mohamed Salah dështon nga penalltia, gjuajtjen e tij (në këndin e djathtë) e pret portieri Maignan.

Në minutën e 42-të, Ante Rebiç i zuri në gjumë mbrojtjen e Milanit dhe me goditje përtokë e barazon rezultatin 1:1.

Pas dy minutave (44') Brahim Diaz pas një tollovie kalon në epërsi (1:2) me Milanin.

Pjesa e dytë po ashtu e luftuar sikurse ajo e para pikërisht në minutën e 49-të, Salah barazon rezultatin, i cili doli vetëm me portier dhe pa telashe shënon.   

Në minutën e 69-të, Jordan Henderson jashtë 16-shit, godet me të parën topin dhe shënon në këndin e poshtëm të majtë, 3:2 për Liverpoolin. 

Manchester City fiton bindshëm me rezultat 6:3 kundër Leipzigut. Ndeshje me 9 gola të shënuara, Nkunku realizoi het-trik. 

Në minutën e 17-të, Manchester City shpërthen, Nathan Ake shënon, 1:0 ndaj Leipzig. Mukiele realizon autogol duke dyfishuar epërsinë e Manchester Cityt në minutën e 28-të dhe Nkunku ngushton rezultatin në 2:1 në minutën e 42-të.

Image

Manchester City - Leipzig

Në fund të pjesës së parë, Mahrez nga penalltia thellon epërsinë në 3:1 të Manchester Cityt. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 51-të,

Nkunku në formë, shënon golin e dytë për Leipzigun dhe ngushton rezultatin në 3:2. Jack Grealish në minutën e 56-të, thellon epërsinë e Cityt.

Nkunku shënon het-trik në minutën e 73-të, ndërsa nga minuta e 79-të, Leipzig mbetet pa një lojtar, Angelino përjashtohet nga loja pas dy të verdhëve. Cancelo (75') shënon për 5:3.  Në minutën e 86-të, Gabriel Jesus realizon për 6:3.

Image

PSG

Befasi në Brugge, Club Brugge barazon 1:1 me PSG-në. Në minutën e 15-të, Ander Herrera shënon për PSG-në, 0:1 ndaj Club Brugge..
Vanaken në minutën e 27-të barazon rezultatin 1:1. Dy minuta më vonë (29’), Lionel Messi dërgon goditje të fortë nga 16-shi por shtylla ia mohoi golin, aty ku puthen shtylla dhe tërthorësja. 

Image

Inter - Real

Reali merr tre pikë në konak të Interit, duke fituar me rezultat 0:1. Në minutën e 90-të, Rodrygo shënon për fitoren e madhe.

************************************************************

Image

Në minutën e 90-të, Rodrygo realuzon kundër Interit, 0:1 për Realin.

86' Gabriel Jesus realizon për 6:2 për Manchester Cityn.

85' Liverpooli afër fitores!

Nkunku shënon het-trik në minutën e 73-të, ndërsa nga minuta e 79-të, Leipzig mbetet pa një lojtar, Angelino përjashtohet nga loja pas dy të verdhëve. 

Grupi A
Club Bruuge - PSG 1:1 (1:1)
Manchester City - Leipzig 6:3 (3:1)

Grupi B
Liverpool-Milan 3:2 (1:2)
Atletico M.-Porto 0:0 (0:0)

Grupi C 

Besiktas - Dortmund 1:2 (0:2)
Sporting - Ajax 1:5 (1:3)

Grupi D
Inter - Reali 0:1 (0:0)
Sherriff - Shakhtar 2:0 (1:0)

75' Cancelo shënon për Cityn (5:3) dhe i jeq qetësinë kundër Leipzig.

72' Mbrëmje spektakolare në "Anfield", moti kohë tifozët nuk kanë pa lojë më të bukur. 

69'  Jordan Henderson jashtë 16-shit, me të parën godet topin dhe shënon në këndin e poshtëm të djathtë, 3:2 për Liverpoolin.  Milan në shok!.

68' Fat i madh për Milanin, goditja e Jotas devijohet mbi portë.

67' Ajax po avancon me 5:1 ndaj Sportingut.

65' Liverpol - MIlan, ndeshje e luftuar.

Grupi A
Club Bruuge - PSG 1:1 (1:1)
Manchester City - Leipzig 5:2 (3:1)

Grupi B
Liverpool-Milan 3:2 (1:2)
Atletico M.-Porto 0:0 (0:0)

Grupi C 

Besiktas - Dortmund 1:2 (0:2)
Sporting - Ajax 1:5 (1:3)

Grupi D
Inter - Reali 0:0 (0:0)
Sherriff - Shakhtar 2:0 (1:0)

61' Robertson godet nga distanca por Maignan i Milanit nuk befasohet.

56' Gjashtë gola në Etihad, Jack Grealish thellon epërsinë e Manchester Cityt në 4:2 ndaj Leipzig. 

55' Liverpool - Milan, 2:2, lojë e madhe. 

51' Nkunku në formë, shënon golin e dytë për Leipzigun dhe ngushton rezultatin në 3:2 me Manchester Cityn.

49' Salah barazon rezultatin, i cili doli vetëm me portier dhe pa telashe shënon.   

Grupi A
Club Bruuge - PSG 1:1 (1:1)
Manchester City - Leipzig 4:2 (3:1)

Grupi B
Liverpool-Milan 2:2 (1:2)
Atletico M.-Porto 0:0 (0:0)

Grupi C 

Besiktas - Dortmund 1:2 (0:2)
Sporting - Ajax 1:4 (1:3)

Grupi D
Inter - Reali 0:0 (0:0)
Sherriff - Shakhtar 2:0 (1:0)

46' Fillojnë pjesët e dyta, Liverpool në presion.

Përfundojnë pjesët e para.

45+2' Mahrez nga penalltia thellon epërsinë në 3:1 të Manchester Cityt ndaj Leipzig. 

44' Brahim Diaz pas një tollovie kalon në epërsi me 1:2 Milanin.

Grupi A
Club Bruuge - PSG 1:1 (1:1)
Manchester City - Leipzig 3:2 (3:1)

Grupi B
Liverpool-Milan 2:2 (1:2)
Atletico M.-Porto 0:0 (0:0)

Grupi C 

Besiktas - Dortmund 1:2 (0:2)
Sporting - Ajax 1:4 (1:3)

Grupi D
Inter - Reali 0:0 (0:0)
Sherriff - Shakhtar 2:0 (1:0)

42' Ante Rebiç zuri në gjumë mbrojtjen e Milanit dhe me goditje përtokë e barazon rezultatin 1 1.

41' Milani po kërkon që të barazojë rezultatin.

Mukiele dyfishojë epërsinë e Manchester Cityt në minutën e 28-të dhe Nkunku ngushton rezultatin në 2.1 në minutën e 42-të.

36' Shumë shumë i rrezikshëm Liverpooli.

34' PSG me Messin po luan baras (1:1) me Club Bruggen.

Grupi A
Club Bruuge - PSG 1:1
Manchester City - Leipzig 2:1

Grupi B
Liverpool-Milan 1:2
Atletico M.-Porto 0:0

Grupi C 

Besiktas - Dortmund 1:2 (0:2)
Sporting - Ajax 1:3

Grupi D
Inter - Reali 0:0
Sherriff - Shakhtar 2:0 (1:0)

30' Liverpooli kërkon golin e dytë. Salah godet fortë nga 16 metra por portieri i MIlanit e grushton në korrne.

27' Hans Vanaken shënon për Club Bruggen, duke barazuar 1:1 ndaj PSG-së.

24' Interi - Real, edhe më tej pa gola.

21' Milani është në presion të sulmit të Liverpoolit. 

17' Manchester City shpërthen, Nathan Ake shënon, 1:0 ndaj Leipzig.

15' Ander Herrera shënon për PSG-në, 0:1 ndaj Club Brugge. Messi debuton.

Grupi A
Club Bruuge - PSG 1:1
Manchester City - Leipzig 1:0

Grupi B
Liverpool-Milan 1:0
Atletico M.-Porto 0:0

Grupi C 

Besiktas - Dortmund 1:2 (0:2)
Sporting - Ajax 0:2

Grupi D
Inter - Reali 0:0
Sherriff - Shakhtar 2:0 (1:0)

13' Salah dështon nga penalltia, gjuajtjen e tij e pret portieri Maignan.

12' Milani në telashe.

9’ Trent Alexander-Arnold depërton nga një pozitë e vështirë, godet fuqishëm dhe topi devijohet nga Fikayo Tomori, duke shënuar autogol (1:0) për Liverpoolin.

9' Milani në presion të Liverpoolit, Inter - Real, lojë e fortë 

7' Milani në presion.

5' Jota në pozitë ideale por topi shkon jashtë shtyllës së majtë pingule.

4' Liverpooli kërcënon, fat për Milanin.

3' MIlani po kërkon të sulmojë.

1' Fillojnë ndeshjet.

Të gjithë janë në pritje të sfidave të nxehta, Inter - Real e Liverpool –Milan.

Grupi A
Club Bruuge - PSG 0:1
Manchester City - Leipzig 0:0

Grupi B
Liverpool-Milan 1:0
Atletico M.-Porto 0:0

Grupi C 

Besiktas - Dortmund 1:2 (0:2)
Sporting - Ajax 0:2

Grupi D
Inter - Reali 0:0
Sherriff - Shakhtar 2:0 (1:0)

Liverpooli dhe Milani do të vihen përballë njëri-tjetrit për të na rikthyer klasiken evropiane në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët janë rikthyer në garën më të madhe evropiane dhe në ndeshjen e xhiros së parë në Grupin B luajnë në Anfield si mysafirë të Redsave.

Liverpooli dhe Milani do të vihen përballë njëri-tjetrit për të na rikthyer klasiken evropiane në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat