Jashari: Pas ndeshjes me Ballkanin na pret një ndeshje e vështirë në Skenderaj

Futboll

Jashari: Pas ndeshjes me Ballkanin na pret një ndeshje e vështirë në Skenderaj

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:08
Jashari: Pas ndeshjes me Ballkanin na pret një ndeshje e vështirë në Skenderaj

Para mediave u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Muharrem Jashari.

Mesfushori Muharrem Jashari tha se do të japin maksimumin që Drita të kthehet me rezultat pozitiv.

“Pas ndeshjes me Ballkanin na pret një ndeshje e vështirë në Skenderaj.

Të gjithë e dijmë që KF Drenica në shtëpi është ekip i vështirë dhe luan një futboll shumë të hapur, por ne do t’i qasemi lojës si e kemi përgatitur, do të fokusohemi dhe të japim maksimumin, duke synuar të kthehemi me rezultat pozitiv”, ka thënë Jashari.

Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dritës zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat