Ankohet Solskjaer: Goli i Aston Villas ishte pozicion jashtë loje

Futboll

Ankohet Solskjaer: Goli i Aston Villas ishte pozicion jashtë loje

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 09:20
Ole Gunnar Solskjaer dhe Maguire

Ole Gunnar Solskjaer pretendoi se goli i vonë fitues i Aston Villas në Old Trafford duhej të ndalohej për pozicion jashtë loje, pasi Manchester United pësoi humbjen e parë të ligës të këtij sezoni.

Manchester United ka regjistuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke u rritur presioni tek menaxheri Solskjaer.

United humbën ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës së Young Boys me rezultat 2-1, për të vazhduar me eleminim në raundin e tretë të Kupës Carabao duke pësuar disfatë 1-0 ndaj West Ham në Old Trafford, dhe dje arritën sërish humbje pranë shikuesve të vet në kuadër të ligës, e cila ishte humbja e parë sezonale e ‘djajve’.

Me vetëm dy minuta të mbetura të kohës së rregullt, Kortney Hause arriti të shënonte gol me kokë përmes një krosimi me korneri.

United menduan se portieri De Gea u pengua nga sulmuesi i Villa, Ollie Watkins, i cili mund të ketë penguar shikimin e topit nga një pozicion jashtë loje, por goli u lejua të qëndrojë.

“Është padyshim zhgënjyese, sepse goli i Aston Villas ishte jashtë loje,” tha menaxheri i United Solskjaer.

“Ne ishim për të ardhur keq që ai vendim të dilte kundër nesh.”

United i’u dha një mundësi e artë në fund të takimit për ta barazuar rezultatin kur u ndal penallti në të mirë të ‘djajve’, megjithatë Bruno Fernandes goditi dobët duke përfuduar topi tek shikuesit, për t’i dhënë fitoren mysafirëve për herë të parë që nga 2009.

Solskjaer ishte i mërzitur nga reagimi i lojtarëve të Villës ndaj vendimit, përfshirë portierin Emi Martinez që sugjeroi që Cristiano Ronaldo duhej të godiste penalltinë.

“Para së gjithash, ajo që nuk më pëlqeu ishte mënyra se si ata reaguan në pikën e penalltisë dhe si u përpoqën ta ndikojnë atë,” shtoi Solskjaer. “Është e qartë që funksionoi, por kjo nuk është e mrekullueshme për t’u parë.

Ndonjëherë nuk shkon ashtu siç dëshironi. Bruno është një ekzekutues i mirë i penalltive por për fat të keq ai thjesht e humbi këtë. Por ai është i fortë mendërisht dhe do të ecë përpara përsëri.

Bruno ka qenë i shkëlqyer dhe Cristiano është ndoshta ai që ka shënuar më shumë penallti në futbollin botëror. Ne kemi ekzekutues të shkëlqyeshëm dhe ishte një mundësi e humbur për ne që të marrim një pikë”, përfundoi menaxheri norvegjez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat