Eto'o: Atletico ka ekipin më të mirë në La Liga

Futboll

Eto'o: Atletico ka ekipin më të mirë në La Liga

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:38
Eto'o: Atletico ka ekipin më të mirë në La Liga

Samuel Eto'o ka thënë se futbollistët e Barcelonës sonte kanë mundësinë për të dëshmuar veten.

Katalunasit që nuk po gjejnë aspak formën në këtë sezon, sonte luajnë në udhëtim te Atletico Madridi.

Në prag të kësaj ndeshje ka folur edhe ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto'o, i cili tha se sonte futbollistët duhet dëshmuar.

"Kjo ndeshje është për futbollistët që duan të dëshmojnë veten dhe përpiqen të tregojnë se janë ende gjallë, edhe pse shumë besojnë të kundërtën.

Nga pikëpamja ime, Atletico ka ekipin më të mirë në La Liga sot, ata janë më të mirë se jo vetëm Barcelona.
Ata do të jenë favoritët, por Barcelona është gjithmonë Barcelona'' -
ka deklaruar 40-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat