Kjaer: Rinovimi afër? Jo, por jam i lumtur në Milano

Futboll

Kjaer: Rinovimi afër? Jo, por jam i lumtur në Milano

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 17:54
Simon Kjaer

Ai është bërë një nga pikat e forta të Milanit të Piolit, por përfundimi i kontratës në qershor 2022 detyron bordin sportiv të Rossinerëve të lëvizin paraprakisht për të shmangur përsëritjen e disa situatave të pakëndshme të së kaluarës së afërt.

Simon Kjaer ka folur për pensionimin me kombëtaren e Danimarkës si edhe për të ardhmen e tij me klubin: “A jam me afër rinovimit me Milanin? Jo, por jam akama jashtëzakonisht i lumtur që luaj me “kuqezinjtë”.

Mbrojtësi më pas shtoi: “Kam kaluar kaq shumë momente në futboll sa nuk përqëndrohem në këtë aspect. Ndihem mirë, më pëlqen të luaj dhe të shijoj jetën në Milano.

Klubi e di mendimin dhe pozicionin tim në këtë drejtim dhe kur të dëshirojë të zgjidhë këtë çështje ata e dinë se mund të telefonojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat